Osmani takohet me homologun e saj portugez në Lisbonë: "Një shtet jashtëzakonisht miqësor"

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 14:44
Osmani takohet me homologun e saj portugez në Lisbonë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj portugez Marcelo Rebelo de Sousa në Lisbonë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi mes tyre ndodhi në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Osmani për Portugalinë tha së është shtet jashtëzakonisht miqësor.

“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani, duke ndarë edhe fotografi nga takimi.

(Kosova Sot Online)