
Një qytetare para gjyqit për sulmin me bombë që vrau një bloger të njohur ushtarak

Një grua doli para gjyqit të mërkurën për sulmin në një kafene të Shën Petersburgut që vrau një bloger të njohur ushtarak rus pasi i ishte dhuruar një bust të tijin që më vonë kishte shpërthyer.
Mbi 26 vjeçaren Darya Trepova rëndojnë akuzat se ka kryer sulmin terrorist, për kontrabandë të jashtëligjshme të mjeteve shpërthyese dhe falsifikim dokumentesh që lidhen me shpërthimin e 2 prillit në kafenenë që la të vdekur blogerin Vladen Tatarsky dhe 52 të tjerë të lënduar.
Ajo u arrestua pak pas shpërthimit dhe përballet me 30 vite burg nëse dënohet për sulmin, sipas raporteve të agjencive ruse.
Blogeri Tatarsky, 40 vjeç, ishte përkrahës i madh i operacionit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë dhe raportonte rregullisht për luftën nga vijat e frontit.
(Kosova Sot Online)