Gjatë muajit shtator të këtij viti, kanë lindur 2 mijë e 234 fëmijë

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 14:52
Gjatë muajit shtator të këtij viti, kanë lindur 2 mijë e 234 fëmijë

Gjatë muajit shtator të këtij viti, brenda dhe jashtë Kosovës kanë lindur 2 mijë e 234 fëmijë, përcjell "Kosova  Sot Online".

Kështu bëhet e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Nga 2 mijë e 234 lindje, 1 mijë e 141 prej tyre janë meshkuj dhe 1 mijë e 093 janë femra.   

“Në muajin shtator 2023 janë regjistruar 2 234 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 141 lindje janë meshkuj dhe 1 093 lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së.

(Kosova Sot Online)