Bajrami i drejtohet Kabinetit Qeveritar: Përparim Rama po bën sa krejt ministritë bashkë, sa krejt ju bashkë

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 15:19
Bajrami i drejtohet Kabinetit Qeveritar: Përparim Rama po bën sa krejt ministritë bashkë, sa krejt ju bashkë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për të cilin tha se po bën punë më shumë se të gjithë ministrat e Qeverisë Kurti bashkë, përcjell "Kosova Sot Online".

Duke iu drejtuar Kabinetit Qeveritar, Bajrami pyeti se cila do të jetë trashëgimia që do ta lë pas kjo qeveri pas mandatit 4-vjeçar me 11.4 miliardë të menaxhuara. 

“Përparim Rama e ka trashëguar prej pushtetit 8-vjeçar të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Mos e harroni asnjëherë edhe këtë. Në ndërkohë që kryetari Rama dhe Komuna e Prishtinës po bën sa krejt ministritë bashkë, sa krejt ju bashkë. Cila është trashëgimia që ju do ta leni? Kjo është pyetja. Sepse në opozitë keni hy në histori me gaz lotsjellës, me Molotov, me zolla. Cka do t’i leni trashëgimi vendit pas mandatit tuaj 4-vjeçar me 11.4 miliardë të menaxhuara. Kjo është pyetja”, tha Bajrami.

(Kosova Sot Online)