Bislimi: Pa nënshkrim të marrëveshjes nuk nis themelimi i Asociacionit

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 16:00
Bislimi: Pa nënshkrim të marrëveshjes nuk nis themelimi i Asociacionit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Në agjendë ka qenë si pikë [diskutimi për draftin e Asociacionit]. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentet tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjellë Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por, a është në harmoi të plotë – do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanca që kemi marrëveshje valide, e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)