Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s vjen të hënën në Kosovë, do të takohet me Kurtin e Osmanin

  • E.k /
  • 17 November 2023 - 14:43
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s vjen të hënën në Kosovë, do të takohet me Kurtin e Osmanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga 19 deri më 22 nëntor 2023 do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stoltenberg do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më 19 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media në ora 16:10.

(Kosova Sot Online)