Kurti e ka uruar kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 17:45
Kurti e ka uruar kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez

Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Spanjës, e ka uruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se gjatë javës së kaluar në Malaga, u konfirmuar se Evropa progresive mund të llogarisë në Partinë Socialiste të Pedro Sanchez për të ndalur rritjen e ekstremit të djathtë.

“Urimet më të mira për suksese të vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Pedro Sanchez ka siguruar shumicën në Parlament pas koalicionit me partitë katalonase. Kjo është parë edhe si një lëvizje që mund të nxis ndryshimin e qëndrimit të Spanjës sa i përket Kosovës.

(Kosova Sot Online)