Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm ballëlartë

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 11:29
Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm ballëlartë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka shkruar se dyert e hekurta e muret e larta të Hagës çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën në përballje me zemrat, besimin dhe kurajën e ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari i PDK-së ka thënë se Thaçi e Veseli ishin ballëlartë si gjithmonë.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me Uranin, vizituam përsëri në Hagë, Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli. Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë.

I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin.

Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!

(Kosova Sot Online)