Gjakovë: Rrahen mes veti burri dhe gruaja, kjo e fundit ia dëmtoi edhe xhamin e veturës

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 11:58
Gjakovë: Rrahen mes veti burri dhe gruaja, kjo e fundit ia dëmtoi edhe xhamin e veturës

Një burrë dhe një grua janë rrahur në mes vete në Gjakovë, ku kjo e fundit ia ka dëmtuar edhe xhamin e veturës bashkëshortit të saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se çifti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

“Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare- bashkëshort, pas një mosmarrëveshje verbale kanë ardhur deri te përleshja fizike mes tyre, ku si pretekst e dyshuara femër i ka dërmuar xhamin e veturës së bashkëshortit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)