Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

  • S.A /
  • 18 November 2023 - 12:27
Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci konfirmoi  arrestimin e nëntë doganierëve dhe një polici, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndryshe, nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar më herët se janë duke realizuar aksionin në veri.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

(Kosova Sot Online )