Abdixhiku: Ju faleminderit të 6000 pjesëmarrësve në Konventë, ndjesë për 2000 të tjerë që na mbetën jashtë

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 14:14
Abdixhiku: Ju faleminderit të 6000 pjesëmarrësve në Konventë, ndjesë për 2000 të tjerë që na mbetën jashtë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 6 mijë pjesëmarrësit në Konventën e LDK’së, derisa i ka kërkuar falje atyre që kanë mbetur jashtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka shtuar se nuk kanë pasur sallë më të madhe.

Ai tha se 19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit të madh.

“Ju faleminderit të 6000 pjesëmarrësve në Konventë; e ndjesë për 2000 të tjerë që na mbetën jashtë. Sallë më të madhe nuk kishim; por masoviteti juaj, thirrjet tuaja, brenda e jashtë, na dha forcë për ecjen para. 19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit tonë të madh. Lidhja është e fortë!”

(Kosova Sot Online)