Osmani para Stoltenbergut: Udhëheqës i sulmit të 24 shtatorit ka qenë Vuçiqi

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 16:55
Osmani para Stoltenbergut: Udhëheqës i sulmit të 24 shtatorit ka qenë Vuçiqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se udhëheqës nga aspekti politik i sulmit terrorist në Banjskë është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Serbia, për fat të keq, jo që nuk e ka ekstraduar udhëheqësin e atij sulmi terrorist, nga aspekti praktik, se nga ai politik udhëheqës i këtij sulmi ka qenë Vuçiqi. Në vend se ta ekstradojë Vuçiqin, po vazhdon t’ia ofrojë të gjithë infrastrukturën e mundshme që ai të planifikojë sulme të reja ndaj Kosovës. Ne i ndajmë informatat që institucionet tona i mbledhin më gjithë aleatët dhe partnerët dhe natyrisht do të bashkëpunojmë në mënyrë që sulmet e tilla të parandalohen në të ardhmen”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)