Gjoshi: Rastësi jo e vogël djegia e IML-së pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu

  • E.K /
  • 21 November 2023 - 10:25
Gjoshi: Rastësi jo e vogël djegia e IML-së pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu

Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka lidhur ngjarjen e sotme të djegies së dy zyrave në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pwrcjell “Kosova Sot Online”.

Gjoshi, tutje ka shkruar se kjo ngjarje është një rastësi jo e vogël.

Ai ka kërkuar që “sa më parë” duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)