Ministri i Vuçiqit: Atë çfarë Rohde nuk di, e kanë ditur madje edhe nazistët gjerman

  • E.K /
  • 21 November 2023 - 14:52
Ministri i Vuçiqit: Atë çfarë Rohde nuk di, e kanë ditur madje edhe nazistët gjerman

Me rastin e deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në të cilën e ka bërë të qartë se manastiri i Deçanit është trashëgimi kulturore e Kosovës, ka reaguar ministri serb i ndërtimit, transportit dhe infrastrukturës, Goran Vesiq duke pretenduar se atë që “e dinin edhe SS-ët gjermanë dhe shqiptarë, sot “nuk e dinë shumë njerëz në Evropë”.

Vesiq ka postuar në rrjetin social “X” një fotografi me nënshkrimet e vizitorëve të cilët e kanë vizituar manastirin e Deçanit më 3 qershor 1944, e që ishin një oficeri gjerman, një komandanti të SS divizionit 21 dhe nënoficerët shqiptarë.

“Nënshkrimet e një oficeri gjerman, një prej komandantëve të divizionit 21 SS ‘Skenderbeu’ dhe nënoficerëve të tij, shqiptarë, në librin e vizitorëve të manastirit të Deçanit, 3 qershor 1944”.

“Atë çfarë madje edhe SS-ët gjermanë dhe shqiptarë e dinin, sot shumë njerëz në Evropë nuk e dinë, ose nuk duan ta dinë”, ka shkruar ministri i Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)