
Hedhja e mbeturinave nga qytetarët në parkun “Te Pishat” në Sllatinë – paralajmërohen gjoba për qytetarët

Komuna e Fushë e Kosovës, ka njoftuar se do të gjobitem të gjithë ata qytetarë që hedhin mbeturina në parkun rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lusim qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm për mirëmbajtjen e mjedisit dhe t’i hedhin mbeturinat në shporta apo në kontejnerë”, thuhet në njoftim.
“Personat të cilët hedhin mbeturina jashtë shportave dhe kontejnerëve do të dënohen me gjoba mandatore nga Inspektorati Komunal”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)