Kurti: Rritja ekonomike e Kosovës vazhdon me një ritëm të fuqishëm

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 22:38
Kurti: Rritja ekonomike e Kosovës vazhdon me një ritëm të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës sipas raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se ka ritëm të fuqishëm të progresit ekonomik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se kjo është rezultat i eksportit të shërbimeve si TIK’u.

Po ashtu ka thënë se Qeveria e tij ka bërë punë të mirë edhe në aspektin e energjisë.

”Raporti thekson se ‘rritja ekonomike e Kosovës vazhdon me një ritëm të fuqishëm’, e udhëhequr nga eksporti i shërbimeve të tilla si TIK, ndërsa vlerëson nisjen e strategjisë sonë të energjisë. Për më tepër, Kosova tregon një nga kërcimet më të larta në nivelin e kënaqësisë nga jeta në krahasim me vitin 2016”, ka shkruar Kurti në platformën X, të martën.

(Kosova Sot Online)