Bogdanoviq: Adem Jashari nuk është terrorist, ai mbrojti shtëpinë dhe familjen e tij

  • E /
  • 22 November 2023 - 09:56
Bogdanoviq: Adem Jashari nuk është terrorist, ai mbrojti shtëpinë dhe familjen e tij

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq dhe opozitari më i madh i presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit ka vendosur që ta tregojë një të vërtetë të madhe që sipas tij duhet ta dinë të gjithë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Bogdanoviq-it, Adem Jashari nuk është terrorist, siç pretendohet në Serbi.

Bogdanoviq ka shkruar se Adem Jashari ka mbrojter shtëpinë dhe familjen e tij.

"Adem Jashari nuk është terrorist Ai mbrojti shtëpinë dhe familjen e tij Ai dha jetën në shtëpinë e tij në luftën me skuadrën e vdekjes së Millosheviqit dhe thuajse e gjithë familja e tij u masakrua, duke përfshirë gruan dhe fëmijët! Kjo është e vërteta që të gjithë duhet ta dinë", ka shkruar Bogdanoviq në platformën X.

(Kosova Sot Online)