Detaje nga tregu i kafshëve në Prizren ku 10 persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i granatës

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 14:31
Detaje nga tregu i kafshëve në Prizren ku 10 persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i granatës

Raportohet se mes disa personave në tregun e kafshëve në Prizren, si pasojë e një mosmarrëveshje rreth orës 04:50 minuta të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një konflikt ku janë përdorur dhe armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtari përinformim në DRP të Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin ku bëhet e ditur se si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, sipas informacioneve të para, 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore. 

Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa ka identifikuarit edhe të dyshuarit e involvuar në këtë rast të cilët ndodhen në arrati, theksoi zyrtari Gashi.

Të plagosurit, pas shpërthimit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku sipas shefit të Emergjencës ,Hekuran Veçgishti, janë sjellur 10 të plagosur, ku pas ndihmës së parë, pesë prej të lënduarve janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë tjerë janë liruar për në shtëpi. 

Të plagosurit sipas Veçgishtit kanë marrë lëndime në gjoks dhe në qafë dhe për shkak se të njëjtit nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit, janë transferuar në QKUK, ndërsa gjendja e tyre paraqitej stabile. Lidhur me rastin, pëmes një komunikate është prononcuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren, ku sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin. 

Sipas Prokurorisë, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Sipas burimeve mediatike, palët e përfshira në këtë incident ishin nga Gjilani dhe Podujeva.

(Kosova Sot Online)