Djegia e mustaqeve te Adem Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit, Haxhiu në IML: S’është dashur të jenë aty

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 12:13
Djegia e mustaqeve te Adem Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit, Haxhiu në IML: S’është dashur të jenë aty

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar djegien e mustaqeve të Adem Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit  në një nga zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore,transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo tha se këto gjëra i janë dhuruar nga familja Jashari dhe Boletini njërit nga ekspertët mjeko-ligjor. E ministrja tha se nuk ka pasur dijeni se këto gjëra gjenden në IML. Në të kundërtën ajo tha se ato do të duhej të mbaheshin nga shteti.

“Ato nuk kanë qenë pronë e MIL-së, sepse IML nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000 familjet Boletini dhe Jashari ja kanë dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore. Ato janë mbajtur në zyre. Po ta dija unë mendoj që ato do të duhej t’i mbante shteti. Nuk kam pasur informacione që kanë qenë në zyrën e njërit prej ekspertëve ato”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online )