Haxhiu: Pas marrëveshjes me Danimarkën për burgun e Gjilanit, edhe shtete tjera kanë pasur kërkesa

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 13:50
Haxhiu: Pas marrëveshjes me Danimarkën për burgun e Gjilanit, edhe shtete tjera kanë pasur kërkesa

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas marrëveshjes me Mbretërinë e Danimarkës për lëshimin e qelive të burgut me qira, kanë pranuar kërkesa edhe nga shtete tjera për marrëveshje të tilla, por që i kanë refuzuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sa i përket asaj se a do të ndalet Kosova me këtë marrëveshje, mua më duhet të bëhem e sinqertë. Pas kësaj marrëveëshje, ka pasur edhe vende të tjera që kanë kërkuar të bëjmë marrëveshje të njëjta, mirëpo ne nuk kemi pranuar. Ky është qëndrimi i Kosovës tani për tani, sepse konsiderojmë që e kemi këtë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se edhe me Mbretërinë e Danimarkës, marrëveshja është bërë që të mos prishen raportet dhe shkaku i mbështetjes që Danimarka i ka dhënë vendit në procese të ndryshme.

“…që të mos i prishim marrëdhëniet me Mbretërinë e Danimarkës për shkak të mbështetjes që Mbretëria e Danimarkës na ka dhënë në procese të ndryshme, përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës ku ne pretendojmë që të anëtarësohemi. Kemi konsideruar që është e rëndësishme që ta vazhdojmë, mos ta ndërpresim këtë dakordim që e kishte bërë Qeveria paraprake”, tha Ministrja.

(Kosova Sot Online)