Rohde: Një nga obligimet e Kosovës në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i Asociacionit

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 10:01
Rohde: Një nga obligimet e Kosovës në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i Asociacionit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se një nga obligimet e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde ka thënë se Gjermania nuk kërkon asnjëherë përmbushje të obligimeve që është kundër interesave të Kosovës dhe kundër kushtetutës së Kosovës.

“Një nga obligimet e Kosovës në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i Asociacionit. Gjermania asnjëherë nuk do të mbështeste diçka që është kundër interesave të Kosovës dhe kundër kushtetutës së Kosovës. Mirëpo, tani është koha e përmbushjes së obligimeve. Sepse vetëm atëherë kur të arrihet normalizimi, mund të shohim sukses për Kosovën në proceset integruese në Evropë”, ka thënë dje ai.

(Kosova Sot Online)