Fiton ankesa e LDK-së në Gjykatën Kushtetuese, ia rrëzon Qeverisë komplet Ligjin për caktimin e çmimeve

  • S.A /
  • 24 November 2023 - 12:13
Fiton ankesa e LDK-së në Gjykatën Kushtetuese,  ia rrëzon Qeverisë komplet Ligjin për caktimin e  çmimeve

Gjykata Kushtetuese e Republikë së Kosovës e ka shpallur të pranueshme kërkesën e LDK-së të parashtruar në Gjykatë për vlerësimin e Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se me 7 vota “për” dhe një kundër ka vendosur se paragrafët 2 dhe 4 të Nenit 4 (Produktet Themelore), paragrafi 2 i nenit 5 (Masat e përkohshme mbrojtëse), paragrafët 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 9 të nenit 8 (Vendimmarrja) dhe paragrafi 2 i nenit 9 (Mbikëqyrja dhe sanksionet) të Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], nenin 10 [Ekonomia] dhe paragrafin 5 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Gjithashtu ka konstatuar, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, se neni 10 (Hyrja në fuqi) i Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 1 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës;

Në pikën katër të vendimit, Kushtetuesja ka vendosur të shpallë të pavlefshëm, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, në tërësinë e tij, Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, dhe ka refuzuar njëzëri, kërkesën për masën e përkohshme.

(Kosova Sot Online )