NATO: KFOR-i do të ofrojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 20:26
NATO: KFOR-i do të ofrojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet

NATO ka publikuar në rrjetet sociale një video përmbledhëse të vizitave të shefit të saj, Jens Stoltenberg, në Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas postimit zyrtar të NATO-s, vizita e Sekretarit të Përgjithshëm tregon se sa e përkushtuar është aleanca për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në mesin e shteteve ballkanike, Stoltenberg ka vizituar edhe Kosovën, ndërsa në pamjet e shpërndara shfaqet kreu i aleancës teksa takohet me Albin Kurtin dhe disa zyrtarë dhe ushtarë të KFOR-it.

 

“KFOR-i do të ofrojë sigurojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe sipas mandatit tonë të dhënë nga Kombet e Bashkuara. Stabiliteti varet nga të gjitha palët duke zgjedhur diplomacinë para dhunës. NATO mbështet dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të dyja palët duhet të angazhohen për mirëbesim”, dëgjohet duke deklaruar Stoltenberg.

(Kosova Sot Online)