Vjen reagimi nga Joe Biden

  • A P /
  • 24 November 2023 - 21:30
Vjen reagimi nga Joe Biden

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur ditë më parë një marrëveshje për lirimin e pengjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Te dyja palët tashmë kanë përmbushur një pjesë të marrëveshjes, duke liruar dhjetëra pengje.

Tashmë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka pohuar se “’Teddy Bears’ që po i presin fëmijët në spital është një kujtesë e thellë e traumës që ata e kanë kaluar në moshë kaq të re”.

“Lirimet e sotme janë fillimi i një procesi. Ne presim që nesër të lirohen më shumë pengje. Besoj se brenda disa orëve të ardhshme do të dimë më shumë për valën e dytë të lirimeve. Shanset janë reale” që ndërprerja e luftës mund të zgjatet për disa ditë, thotë ai.

“Zgjatja e armëpushimit ofron një mundësi për të sjellë më shumë ndihma në Gazë”, thotë Biden.

Lideri amerikan thotë se mbi 200 kamionë arritën në Egjipt në pikën e kalimit për në Gazë.

 “Ne duhet të mbyllim këtë cikël dhune në Lindjen e Mesme”, thotë presidenti amerikan, duke bërë sërish thirrje për një zgjidhje me dy shtete.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur edhe një marrëveshje për armëpushim disa ditor.

 

(Kosova Sot Online)