Rama e mirëpret Rita Orën në aeroport: Ajo e prek tokën

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 11:11
Rama e mirëpret Rita Orën në aeroport: Ajo e prek  tokën

Në aeroportin “Adem Jashari”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren shqiptare Rita Ora, e cila sot ka ardhur në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sapo zbriti, Rita Ora e preku tokën dhe tha “o Zot, faleminderit”.

Rama publikoi një video në Facebook, ku i uroi asaj mirëdeardhjen në vendlindje.

“ Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!”, shkroi Rama.

“♥️ Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, shtoi ai.

Rama shkroi se “momente të paharrueshme na presin bashkë!”.

(Kosova Sot Online)