Kurti e mirëpret në takim këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 17:45
Kurti e mirëpret në takim këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj

Këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në Qeveri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rita tha se zgjodhi që sot të vijë në Kosovë për ta festuar ditëlindjen e 33-të “në një mënyrë të pabesueshme”. Vizitën e sotme e cilësoi si “vërtetë emocionuese”, ashtu si dhe takimin me Kurtin.

“Ky udhëtim dhe ky takim më bënë kaq emocionuese për të ardhmen”, tha ajo,

Kurti e falëndroi Ritën “që na bëre kaq krenarë, si njerëz, si vend” ndërsa tha se “kjo ka qenë një e diel e paharrueshme për mua.

“Gjithashtu”, ia ktheu Rita.

“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në “X”.

(Kosova Sot Online)