Të shtëna me armë në një lokal në Vitomericë të Pejës, plagoset një person

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 14:47
Të shtëna me armë në një lokal në Vitomericë të Pejës, plagoset një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, është informuar se në rrugën “Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi dhe arrestoji të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari: R.K. i lindur me 1989 mashkull/kosovar.

Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48- orё.

(Kosova Sot Online)