Flamuri shqiptar vendoset në objektin e KKSH-së në Bujanoc

  • E.K /
  • 28 November 2023 - 11:04
Flamuri shqiptar vendoset në objektin e KKSH-së në Bujanoc

Për nder të 111-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Lutfiu në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar edhe videon ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që ai e udhëheqë.

(Kosova Sot Online)