Autobusi me nxënës i cili ishte nisur për të festaur Pavarësinë e Shqipërisë përplaset me një veturë

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 17:25
Autobusi me nxënës i cili ishte nisur për të festaur Pavarësinë e Shqipërisë përplaset me një veturë

Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me autobusin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e aksidentit.

(Kosova Sot Online)