Gruaja që u godit për vdekje nga një veturë në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 10:30
Gruaja që u godit për vdekje nga një veturë në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore

Gruja e cila u godit për vdekje nga një veturë dje në rrugën C në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Suharekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dashurie Gashi është viktima e komunikacionit mbrëmë në Prishtinë.

Për vdekjen e saj kanë reaguar edhe kolegët e saj nga QKMF “Rexhep Kuçi”, në Suharekë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Më datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e dr. Dashurije Gashi. Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Në emër të QKMF-s ‘Rexhep Kuçi’ ju shprehim ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë”, shkruhet në postim.

(Kosova Sot Online)