Kryeministri Kurti takohet me ambasadorin gjerman, ky i fundit i dhuron edhe një libër

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 12:00
Kryeministri Kurti takohet me ambasadorin gjerman, ky i fundit i dhuron edhe një libër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç ka njoftuar ZKM, Kurti dhe Rohde kanë folur për raportet në mes të dy shteteve, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Rohde në këtë takim është kujdesur që t’ia dhurojë Kurtit edhe një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” e autorëve Enrico Sëeeëald dhe Urs Unkauf, ku përshkruhet historiku i raporteve në mes të dy shteteve dhe dy popujve.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin për librin dhe për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)