Uji në Fushë-Kosovë jo i pijshëm, konsumatorët furnizohen me ujë përmes autoboteve

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 13:00
Uji në Fushë-Kosovë jo i pijshëm,  konsumatorët furnizohen me ujë përmes autoboteve

Uji në Fushë Kosovë konsumatorëve do t’ju ofrohet përmes autoboteve, kjo pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës.

“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, shkruan nё kumtesё.

(Kosova Sot Online)