Memli Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar rrymë

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 10:53
Memli Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar rrymë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka publikuar sot të dhënat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovës ku është evidentuar rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi tha se rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime .

“Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime dhe kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur”, ka shkruar Krasniqi në ‘Facebook’.

(Kosova Sot Online)