Kërkohet shtyrja e afatit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale

  • E.k /
  • 30 November 2023 - 12:46
Kërkohet shtyrja e afatit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Veri, Veton Elshani, ka njoftuar se kanë bërë kërkesë për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave ilegale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Elshani tha se ende nuk kanë pranuar përgjigje.

Elshani tha se deri tani janë riregjistruar mbi 3 mijë targa, derisa në vitet paraprake janë riregjistruar 800 të tilla.

(Kosova Sot Online)