Besnik Bislimi – Stanos: Pa kërkesë zyrtare nga Serbia, s’ka zgjedhje serbe në Kosovë

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 14:43
Besnik Bislimi – Stanos: Pa kërkesë zyrtare nga Serbia, s’ka zgjedhje serbe në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, që kritikoi moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

E Bislimi ka thënë se tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprak, nuk është në frymë të dialogut.

“Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë. Nëse autoritetet e shteteve tjera preferojnë të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë duhet që zyrtarisht t’i kërkojnë autoriteteve tona një vendim pozitiv dhe përkrahje. Tentimi për të organizuar zgjedhje pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuojnë ndërtimi të besimit. Përderisa nuk ka një kërkesë zyrtare direkte, atëherë nuk mund të ketë vendim. Z. Stano besoj se e di këtë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 17 dhjetor.

(Kosova Sot Online)