Avokati flet për rastin Murseli: Grabitësi nuk del për të vrarë

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 22:00
Avokati flet për rastin Murseli: Grabitësi nuk del për të vrarë

Avokati Arber Jashari duke e diskutuar vrasjen e gruas Liridona Murseli që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, tha se grabitësi nuk del për me vra, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë deklaratë avokati Jashari e dha pasi gjatë ditës tha se vrasja e gruas më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar sesa të grabitjes.

“Statusi im është bazuar në teorinë dhe praktikën juridike, i kam përmend disa nga karkateristikat e grabitjes dhe disa nga karakteristikat e vrasjes. Nuk ka qenë synimi im me drejtu gishtin ndaj askujt, kam thënë që në parim grabitja ka për synim marrjen e sendit me dhunë dhe me kanosje, pastaj grabitjet janë ato që kryhen në vende ku supozohet që ka para dhe sende të çmuara”, tha Jashari.

“Nuk përjashtohet mundësia, edhe në të tilla raste të ndalohen veturat private. Unë mendoj që disa karekteristika më shumë shkojnë kah një vrasje a është e planifikuar a në afekt, prap nuk mund ta them, sesa të një grabitje klasike”, tha ai.

“Grabitësi nuk del me vra si parim, grabitësi del me marrë sendin me dhunë. Grabitësi vret vetëm kur të është i rrezikuar dhe nga praktika kemi pa shumë raste kur është rezistu nga familjarët, ka rezistu me vdekje. Kemi thanë nëse hynë grabitësit më mirë është mos me rezistu sepse rrezikohet jeta”, tha Jashari.

(Kosova Sot Online)