Ganimete Musliu nuk rri në seancën e Kuvendit pa ministra

  • S.A /
  • 01 December 2023 - 12:41
Ganimete Musliu nuk rri  në seancën e Kuvendit pa ministra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar senacën e Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së ministrave, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo është shprehur se ka pyetje për ministrat Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, të cilën nuk ishin pjesë e seancës.

Musliu u shpreh se e konsideron të pakuptimë dhe të padrejtë qëndrimin e mëtutjeshëm në seancë.

“E kam bërë një pyetje për ministrin Xhelal Sveçla me datën 5 qeshor 2023, sot jemi në 1 dhjetor dhe ai nuk vjen të përgjigjet. Vet fakti që unë kam pyetje parlamentare sot për Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçlën dhe as sot nuk janë këtu, nuk e di pse ia vlen ne të rrimë në këtë seancë më”.

“Ose koordinohuni me kabinetin qeveritar që ata të vijnë ta kryejnë obligimin ndaj kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, ose mos i thirrni këto seanca koti. Unë tërhiqem nga kjo senacë, sepse është e pakuptimtë dhe e padrejtë që të rri edhe më tutje në këtë kuvend”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online )