Ja kush u ka kërkuar punonjësve të MTS që ta votojnë subjektin politik të Vuçiqit duke i shpërblyer me nga 100 euro

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 20:35
Ja kush u ka kërkuar punonjësve të MTS që ta votojnë subjektin politik të Vuçiqit duke i shpërblyer me nga 100 euro

Pjesëtarë të grupit kriminale e terroristë serbe në komunat veriore të Kosovës se janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që do të mbahen me 17 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Burimet  thonë se Zoran Mijaloviq i njohur si Zela u ka kërkuar punonjësve të MTS-së, që ta votojnë subjektin politik të Aleksandër Vuçiqit.

Për ta siguruar fitoren e pushtetit aktual politik serb, Zoran Mijaloviq-Zela u ka premtuar që secilit votues nga 100 euro.

i njëjti burim thotë se kompania serbe MTS është e lidhur direkt me pjestarë të organizatës terroriste që  organizoi agresionin terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku

(Kosova Sot Online)