Peach përmbyll vizitën në Kosovë duke vizituar ushtarët britanikë që erdhën së fundi

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 16:41
Peach përmbyll vizitën në Kosovë duke vizituar ushtarët britanikë që erdhën së fundi

I dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë në kampin Bondsteel, ku ka takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët erdhën së fundi në Kosovës, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pamje nga vizita e tij atje ka publikuar Ambasada britanike në Kosovës. Në njoftim thuhet se emisari britanik lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejt dhe profesionale si dhe i ka falenderuar për kontributin në mandatin e KFOR’it.

“Në fund të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i kryeministrit Lord Peach bëri një vizitë tek ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel.

(Kosova Sot Online)