Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për të sjell të dyshuarit tek drejtësia

  • E.k /
  • 04 December 2023 - 08:01
Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për të sjell të dyshuarit tek drejtësia

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund e ka vizituar dje familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra në Prishtinë, një rast që dyshohet se është i përgatitur ndaj saj nga tre të dyshuar në mesin e të cilëve bashkëshorti i saj, Naim Murseli, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Westerlund ka thënë se ka vizituar familjen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze.

Gjithashtu ai e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë që të sjellin të dyshuarit para drejtësisë.

“Këtë mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet e mia të përzemërta për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për të sjell të dyshuarit tek drejtësia”, ka shkruar Westerlund në platformën X.

(Kosova Sot Online)