Meloni porosi për Vuçiqin: Serbia të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 10:33
Meloni porosi për Vuçiqin: Serbia të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka falënderuar kryeministren italiane Giogria Meloni për “përkrahjen substanciale” të vendit të saj për integrime evropiane të Serbisë.

Në një konferencë për media në Beograd, ai shprehu mirënjohjen e tij për Melonin, sepse siç ka thënë ai, “ajo dëshiron të dëgjojë pikëpamjet dhe mendimet e Serbisë dhe nuk ka qasje të njëanshme ndaj çështjeve rajonale”.

Vuçiq gjithashtu ka thënë se gjatë takimit me bashkëbiseduesen është konstatuar se “dy vendet kanë marrëdhënie të mira miqësore dhe ekonomike”.

Ai ka pretenduar se “Italia i qaset zgjidhjes së problemeve në rajon objektivisht dhe rrënjësisht”, dhe për këtë falënderoi bashkëbiseduesen.

Vuçiq “shprehu shpresën” se në të ardhmen Italia do të luajë një rol edhe më të rëndësishëm në këtë.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka deklaroi në Beograd se Italia do të vazhdojë të jetë ndër vendet e para në mbështetjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), si dhe se do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt Evropës.

Meloni po ashtu ka theksuar se Beogradi duhet të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën, duke shtuar se Italia po punon për realizimin e të gjitha obligimeve që palët kanë marrë si obligim.

(Kosova Sot Online)