U larguan nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhen, çka janë mes vete tre personat që u raportuan të zhdukur në Pejë?

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 11:19
U larguan nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhen, çka janë mes vete tre personat që u raportuan të zhdukur në Pejë?

Tre persona janë zhdukur në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se tre persona janë zhdukur në Pejë- një femër dhe dy meshkuj.

Burimet e medias bëjnë të ditur se të zhdukur janë raportuar një grua me djalin e saj të mitur dhe djalin e mitur të kunatit.

Ndërkaq, në raport të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar dje një burrë, ku ka thënë se një grua dhe dy burra janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre.

“PERSON I ZHDUKUR- Pejë – Me 03.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktimat, një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhje e tyre, rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)