Babai i Naim Murselit del me detaje të reja

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 20:35
Babai i Naim Murselit del me detaje të reja

Shaban Murseli, babai i Naimit, ka folur pas arrestimit të djalit të tij për vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“, ka deklaruar babai i Naim Murselit - Shabani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia, ka treguar tutje ai.

Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojnë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryesi i veprës’. Aty unë jam tronditur sepse me ma pas dhënë krejt botën, nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bën atë.”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)