Flet babai i Granit Plavës i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt: Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 17:40
Flet babai i Granit Plavës i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt: Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë

Babai i dorasit në vrasjen e Liridona Ademajt, Mursel Plava ka deklaruar se Granit Plava, jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar”, tha ai.

“Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar”, tha babai i dorasit, Mursel Plava.

“Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku”, tha ai .

“Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

(Kosova Sot Online)