Zhduket një grua në Gjakovë, u largua nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 09:09
Zhduket një grua në Gjakovë, u largua nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se personi në fjalë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku është.

Rasti lidhur me këtë zhdukje është duke u hetuar.

“Gjakovë 05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)