
"Nuk ka një fjalë të mirë për të", Detaje të reja: Granit Plava punonte në ndërtim

Gazetarja nga Kosova, Gentiana Hasani ka realizuar një intervistë me babanë e Granit Plavës, personit që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për të ekzekutuar bashkëshorten e këtij të fundit, Liridona Ademaj, transmeton “Kosova Sot Online”.
Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania gazetarja Hasani tregoi se Granit Plava ka 3 fëmijë, punonte në ndërtim dhe i dyshuar për disa grabitje.
“Graniti kishte disa vite që merrej me ndërtim, dhe në momentin e arrestimit policia e ka gjetur duke punuar në një banesë. Bisedova me disa banorë të fshatit dhe asnjë prej tyre nuk ka një fjalë të mirë për të. Fshati janë distancuar prej tij, ka pasur dyshime se ka qenë autor i disa grabitjeve”, tregoi gazetarja.
(Kosova Sot Online)