Ambasadori i Shqipërisë takim pa media, kokë më kokë me deputetët e Kuvendit të Kosovës

  • S.A /
  • 06 December 2023 - 12:16
Ambasadori i Shqipërisë takim  pa media, kokë më kokë  me deputetët e Kuvendit të Kosovës

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur të mërkurën  në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, por nuk është lejuar qasja e medieve, transmeton "Kosova Sot Online".

Edhe pas takimit nuk pati deklarata për medie!  Malaj është emëruar së fundmi ambasador i Shqipërisë në Prishtinë. Nuk u tregua për temen e takimit.

(Kosova Sot Online )