Hysni Gucati operohet për të 30-tën herë, vëllau i tij: Pjesa e trupit tënd ku u operove është plagë e lirisë

  • S.A /
  • 06 December 2023 - 12:09
Hysni Gucati operohet për të 30-tën herë, vëllau i tij: Pjesa e trupit tënd ku u operove është plagë e lirisë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është operuar sërish në këmbën në të cilën ishte plagosur gjatë luftës në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Vëllai i tij, Fehmiu, i ka uruar shërim të shpejtë duke thënë që ky ishte operimi i 30-të i Gucatit në këtë plagë.

“Pjesa e trupit tënd ku ti sot u operove për të 30-tën herë është plagë e lirisë që ne sot e gëzojmë”, ka shkruar Gucati për vëllanë e tij.

“Shërim të shpejtë,vëlla!”

(Kosova Sot Online )