Oficeri i FSK-së fiton çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues në Çeki

  • E.k /
  • 06 December 2023 - 14:57
Oficeri i FSK-së fiton çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues në Çeki

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami, ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se në këtë kurs kanë marrë pjesë studentë oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës, duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik.

“Çmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)