Ja kush paralajmëron protestë para Qeverisë

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 21:05
Ja kush paralajmëron protestë para Qeverisë

Raportohet se një protestë e njësive speciale të Policisë së Kosovës pritet të mbahet të shtunën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

“Njësitë elitare të Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të shtunën, a do ta mbajnë ose jo nuk e di, jemi duke biseduar. Te shohim si po bëhet, ndonjë reagim prej dikujt apo ndonjë dialog.

Ai tha se nuk ka informacione nëse kësaj proteste do t’i bashkangjiten njësitë tjera.

Këto njësi kishin pasur një takim më 15 nëntor me kryeministrin Kurti ku kanë diskutuar për tri kërkesa: kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Në këtë takim nuk ka pasur dakordim, mirëpo të nesërmen Qeveria e Kosovës ka miratuar kalimin e shtesave për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

“Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)